Ja ku fshihet Radojiçiq- a do ta likuidojë Vuçiq? (VIDEO)

Qëkur në publik doli e vërteta se nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojiçiq e ka likuiduar Oliver Ivanoviq në emër të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ai nuk ndalon në publik të përmendë se Radoiçiq u vra ose se do të vritet.

Vuçiq tha se Radoiçiq “është vrarë për shkak të fushatës” që po zhvillohet kundër tij. Një ditë më vonë, në faqen e parë të Informerit, Vuçiq njoftoi se shqiptarët po përgatitnin vrasjen e tij.

Vuçiq po fsheh Radoiçiqin në Serbi dhe vetëm ai e di vendndodhjen e tij.

Publiku dyshon se Vuçiq do të jetë ai që do të likuidojë Radoiçiq për të parandaluar çdo mundësi që ai të përfundojë në duart e autoriteteve hetuese të Kosovës, pasi ai rrezikon nën presionin për të treguar të gjitha rreth vrasjes së liderit serb Oliver Ivanoviq, transmeton komentator.rs.

https://www.youtube.com/watch?v=GVe3zOA2T6U