Në mbledhjen e sotme të KQZ-së u bë e ditur se ky komision ka decertifikuar kandidatin e PDK-së për kryetar të Klinës, ish-kryetarin e kësaj komune, Sokol Bashotën. Kjo ndodhi për arsye se Gjykata e Apelit para pak ditësh atij i kishte shqiptuar vendimin e formës së prerë.

Ndërkaq, në vend të tij, partia e Memli Krasniqit certifikoi Esat Racin për të garuar në zgjedhjet komunale të 17 tetorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot që numrat për subjektet politike në këto zgjedhje të jenë nga 101 dhe nga 111 e sipër për kandidatët e për asamblistë.