Ja edhe sa shtetas kosovar kanë mbetur pa u kthyer nga Siria në Kosovë

Mbrëmjen e së premtes në aeroportin ndërkombëtarë “Adem Jashari” kanë arritur 110 shtetas të Kosovës nga Siria.

Në një konferencë për media të mbajtur ditën e shtunë Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se këta qytetarë me ndihmën e SHBA-së kthyer nga Siria në Kosovë, përcjellë Ballkani.info.

Ministri njoftoi se edhe 87-të shtetas të tjerë të Kosovës kanë mbetur pa u kthyer nga Siria në Kosovë.

“ Nga Siria u kthyen 110 shtetas të Kosovës, kanë mbetur edhe 87” bëri të ditur Tahiri.

“Vendimi për kthimin e tyre në Kosovë është marrë në bashkëpunim me institucionet e vendit. Rastet e tyre do të vazhdojnë të trajtohen konform ligjeve në fuqi. Në rastin konkret kemi të bëjmë me gra dhe fëmijë shtetas të Kosovës”, tha Tahiri.

I pari i drejtësisë në vend shtoi se fëmijët kanë kaluar një periudhë të rëndë traumatike. Do të angazhohemi që këta qytetarë të integrohen në shoqërinë tonë. /Ballkani.info