Komuna e Deçanit dhe Federata Skitare organizojnë Garën alpike “Gjeravica 2019”. (Bjeshkët e Belegut)
Vazhdon kampionati ekipor në pingpong në garat ekipore në superligën e femrave si dhe do të vazhdojnë garat në ligën e juniorëve. (Shkolla “Tefik Qanga”, Ferizaj)
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për media, ku do të prezantohen të gjeturat nga monitorimi mbi temën: “Zbatimi i Planit Kombëtar për MSA-në: Cili është progresi i institucioneve gjatë vitit 2018?”. (GLPS, përballë Kino ABC, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Filharmonia e Kosovës mban konferencë për media në lidhje me koncertit të dirigjentit spanjoll Fernando Lopez Briones. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.







