Ja e kujt ishte vetura që mori flakë në kufirin Kosovë-Serbi (FOTO)

Vetura në të cilën ishte ekipi i revistës serbe “Vreme” duke u kthyer nga Mitrovica është përfshirë nga flakët para pikë kufitare Kosovë-Serbi, në Jarinë.

Këtë e ka bërë të ditur kolegjiumi i kësaj të përjavshme serbe, të cilët kërkojnë hetim të shpejt, për siç thuhet, të hiqet çdo dilemë për shkaqet e zjarrit, transmeton Ballkani.info.

Siç thuhet, në orët e mbrëmjes të 4 janarit është djegur vetura në të cilën gjendeshin tre gazetarë të revistës dhe një koleg nga portali frankofon “Le Courrier des Balknas”.

“Vetura u përfshi nga flaket befasisht, por fatmirësisht të katër personat që ishin në automjet janë larguar pa lëndime. Vetura është djegur plotësisht”, thekson “Vreme”.

Në njoftim thuhet se ekipi i “Vreme” ishte në Mitrovicë për të realizuar intervistë me Tatjana Lazareviq, kryeredaktoren e portali Kossev.

Në njoftim po ashtu thuhet se vetura ka qenë e parkuar paraprakisht në parkingun e hotelit. /Ballkani.info/