Ja dhe një mashtrim i ulët i mediave serbe. Kjo është e vërteta e “skandalit” në Dubai

Kreu shtetëror i Serbisë dhe mediat atje kanë ndërmarrë ofensive të ashpër kundër aëntarësimit të Kosovës në Interpol.

Propaganda dhe lajmet e rreme po qarkullojnë me shumicë nga mediat e afërta me Vuçiqin.

Një e tillë është edhe gazeta “Kurir” e cila dje mashtroi se si në Dubai kinse një gazetar nga Kosova ka sulmuar shefin e delegacionit serb në Dubai, aty ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Interpolit dhe ku nesër pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovës.

“Shqiptari e sulmon shefin e interpolit serb në mbledhjen e Dubait! Gazetari i rremë nga Prishtina e kap për dore dhe më pas fizikisht e shtynë! Ja si erdhi deri te skandali botëror në Emirate”, është titulli i gazetës serbe”, shkruan Ballkani.info.

Tutje kjo gazetë shkruan se “anëtari i delegacionit nga Prishtina i prezantuar si gazetar, i është afruar shefit të delegacionit serb në Interpol, Milan Dimitrijeviq dhe e ka sulmuar”.

“E kapi për dore Dimitrojeviqin dhe e shtyu. Kanë ardhur non stop dhe e kanë fotografuar delegacionin tonë”, shkruan gazeta kinse duke i thirrur në burime brenda MPB serbe.

Mirëpo, e vërteta është krejtësisht ndryshe.

Ballkani.info nga burime brenda delegacionit kosovar në Dubai merr vesh se atje po ndodh krejtësisht e kundërta.

“Janë pikërisht delegacioni serb dhe gazetarët serbë që po e përcjellin delegacion tonë në çdo hap. Realiteti është e kundërta e asaj që po raportojnë serbët”, thonë burime të Balllani.info.

Votimi për pranimin e Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit që po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe pritet të bëhet nesër. /Ballkani.info/