Për shkak të reshjeve të shiut dhe të borës, edhe në Fushë-Kosovë ka pasur vërshime.
Si pasojë e gjendjes së krijuar, njerëzit po evakuohen me barka.
Policia dhe zjarrëfikasat ka dalur në Fushë-Kosovë dhe po i ndihmon qytetarët.
Siç raporton Ballkani.info, gjendja më e rëndë paraqitet në Kompleksin “Eliza”, ku shumë vetura kanë mbetur të bllokuara në garazhet e këtij kompleksi.
Po ashtu në këtë kompleks uji ka arritur afër katit të parë, pasi që pjesa e garazhave është mbushur përplot me ujë.
Ndërsa, edhe në komunat tjera sot ka pasur vërshime si pasojë e reshjeve të shiut.
Lexoni edhe:







