Këngëtarja

Ja çka veshi Dafina që i kushtoi rreth 2.380 euro!

Se e bën një jetë luksoze, tashmë e dihet.

Por, Dafina Zeqirit kur i pëlqen ndonjë gjë, ajo e blenë atë, pa marrë parasysh çmimin apo nëse është edhe për gjininë mashkullore, shkruan Ballkani.info.

Ka qenë faqja “What they wearing (Ata çka veshin)” që në Instagram ka hedhur një fotografi të këngëtares, ku treguan për çmimin e rrobave të saj.

Një pallto që Dafina ka blerë ka kushtuar rreth 1.300 euro, kurse të mbathurat 180 euro.

Ndërsa, kujtojmë që u tregua edhe çmimi i bluzës me logo të markës “Balenciaga” e që është 900 euro.
Nëse e llogarisim, tërësisht kjo veshje e Dafinës kap çmimin 2 mijë e 380 euro!!/Ballkani.info/
https://www.instagram.com/p/BrNzWNlH4FU/?utm_source=ig_web_copy_link