Ja çka thotë Fifi për pjesëmarrjen e Jonida Maliqit në “Eurosong”

Fifi ka një porosi për Jonida Maliqin, e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong”.

Fifi është pyetur nga ndjekësit se çfarë mendon për pjesëmarrjen e Jonida Maliqit në “Eurovision”.

Këngëtarja nuk ka dashur ta zgjasë shumë, por duke e etiketuar Jonidën ka shkruar “Na bëj krenare e dashur”.

Kujtojmë që Jonida Maliqi do ta garojë në fesvitalin e këngës evropiane me këngën “Ktheju tokës”.