Ngjarjet e ditës

Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

Kryeparlamentari Kadri Veseli do të mbajë takim pune me anëtarët e Komisionit për Legjislacion (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 08:30)

Balkan Green Foundation dhe Germanwatch organizojnë konferencën mbi tranzicionin e Energjisë “Sfidat dhe Mundësitë në Kosovë dhe rajon” (Hotel Emerald, ora 8:45)

Instituti ndërkombëtar për hulumtime dhe aksion ndaj mashtrimeve dhe plagjiaturës në nivel akademik (IRAFPA) dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë seminar për plagjiaturën dhe mashtrimet në nivel akademik. (Rektorati i UP-së, ora 09:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim pune kryetarët e Komunave në kuadër të “Forumi Konsultativ Qeveri – Komuna” (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

Projekti i BE-së dhe Oda e Avokatëve do të diskutojnë praktikat e përditshme ligjore të avokatëve në fushat e së drejtës civile (Hotel Sirius, ora 09:30) Cyber Security and Privacy organizon punimet e konferences për siguri kibernetike dhe privatësi “Challenges in Cyberspace” (Salla e konferencave “Orion”, ora 09:30)

Organizata Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) mban konferencë në kuadër të projektit “Promovimi i MSA dhe rëndësia e eksportit te prodhimeve bujqësore ” (Hotel Sirius, ora 10:00)
Puntorët e “IMN Kosova” Prishtinë protestojnë për mos pagesën e 20% për punëtorët pas privatizimit (Para zyrave te Kuvendit Komunal te Prishtinës, ora10:00)

Instituti Demokraci për zhvillim në bashkëpunim me Avokatin e Popullit dhe Organizatën Demokraci Plus (D+), do të bëjë lansimin e punimit “Votimi nga jashtë vendit: Shqyrtimi i politikave dhe rekomandime praktike”. (Hotel Sirius, Salla Castor, ora 10:00) Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shënon Ditën Botërore të Kursimeve (Objekti i Bankës Qendrore, ora 10:00)

Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00) Policia vazhdon fushatën e titulluar “Dhuna nuk arsyetohet” (Sheshi Skënderbeu përballë hotel Dukagjinit në Pejë, ora 10:00)

Mbahet takimi i 157-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 10:00)

Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00) Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” organizohet aksion pastrimi në Komunën e Vushtrrisë (Varrezat e Qytetit në Vushtrri, ora 11:00)

Mbahet takim institucional me temën “ Fillimi i punës së Data Bazës për rastet e Dhunës në Familje” (Salla e Kuvendit Komunal të Gjakovës, objekti i ish- Bankoss-it, kati IV, ora 11:00)

Mbahet takimi i radhës i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-37, ora 11:00 – konferenca mbahet në ora 11:45)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përmbylljen e fushatës humanitare “Dardani je vesh me Diell”. (Reparti i Hemato – Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë, QKUK, ora 13:00)

Mblidhet Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ((Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 13:00) Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin e diskutimit me temë “Sistemi zgjedhor në Kosovë: Roli, rëndësia dhe problemet në sistemin e ankesave zgjedhore”. (Hotel Swiss Diamond, ora 14:00)

Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Kosovës (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00).