Ka qëndruar në Amerikë.
Këngëtarja Adelina Emini ka hedhur një video në Instagram ku shihet se ka shkuar në një restorant në Amerikë, i quajtur “Çka ka qëllu” e që është me pronar shqiptar.
Ajo atje e gjeti një pllakë ku shkruante SHQIPTARË e që është një dëshmi se çfarë atdhedashurie ka pronari i këtij lokali.
Kujtojmë se për këtë restorant, kanë shkruar edhe mediat amerikane, duke e lavdëruar për ushqimet e shijshme që ofron dhe për profesionalizmin në shërbim.








