Smajl Latifi

Ja çka bën për mërgimtarët kryetari i Rahovecit

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka firmosur vendimin me të cilin u lejon të gjithë mërgimtarëve, hyrjen në oborrin e komunës me automjete private që janë me tabela të huaja.

Bazuar në pikën e parë të vendimit, hyrja e mërgimtarëve në oborrin e komunës me tabela të huaja, lejohet nga data 20 dhjetor deri me 18 janar të 2019-ës.

Sipas këtij dokumente punonjëseve të administratës dhe drejtorëve komunalë iu ndalohet hyrja me automjete në oborrin e komunës gjatë kësaj periudhe të cekur në pikën 1 të vendimit.

Për zbatimin e vendimit në fjalë do të përkujdeset Drejtoria për Administratë dhe punonjësi i portës.

Poashtu bëhet e ditur se mosrespektimi i këtij vendimi do të konsiderohet shkelje e kodit të mirësjelljes dhe do të merren masa konform ligjeve si dhe akteve nënligjore të aplikueshme në Kosovë,