Ja cilat janë vendet më të rrezikshme për t’u ulur në aeroplan

Në rast se bakteret janë në pytje, nuk ka ndonjë vend specifik ku është i sigurt aeroplani.

Tualetet publike, duke përfshirë ato në aeroplan, janë vatër bakteriale.

E njëjta gjë vlen edhe për tavolinat e vogla të lëvizshme.

Por, rreziku më i madh fshihet në hapjet e vogla të ventilimit.

Një studim i kohëve të fundit, gjatë të cilit pesë aeroporte testuan katër aeroplanë, tregoi se hapjet për ventilim kanë më shumë baktere për centimetër katror se butoni në guaskën e tualetit.

Andaj, ekspertët po bëjnë thirrje që të gjendet një mënyrë alternative për ventilim, me qëllim të reduktimit të baktereve.