Ja cila këngëtare e estradës thotë se ishte kërcënuar nga Blero (VIDEO)

Këngëtarja e njohur e estradës shqiptare, Albulena Ukaj, së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin ‘Te Shoqja’.

Përgjatë intervistës, Albulena është deklaruar rreth një ‘konflikti’ që kishte pasur me këngëtarin Blero, pasi që ky i fundit kishte larguar nga Youtube bashkëpunimin me të, shkruan Ballkani.info.

Ajo ka treguar për kërcënimet që kishte marrë nga Blero, pas një postimi që ajo kishte bërë në rrjetet sociale.

“Pasi që është larguar projekti nga Youtube, unë kam bërë një sqarim të gjatë pas të cilit kam marrë shumë kërcënime nga Blero, e që me thënë të drejtën edhe jam frikësuar”, ka thënë me ironi Albulena.

Për më shumë detaje, shikoni emisionin ‘Te Shoqja’, prodhim i Ballkani.info: