Ja cila është shoferja e parë grua në “Trafikun Urban” (VIDEO)

Në rrugët e kryeqytetit do të qarkullojë vozitësja e parë grua e “Trafikut Urban”.

35 vjeçarja nga Obiliqi e cila që nga e mërkura ka kontratë pranon se ndjehet e privilegjuar që po e bën këtë punë derisa kujton se askush nuk e besonte se do të arrinte deri këtu.

Në ditën e parë të punës, Laura Mirena, i befasoi udhëtarët. Madje ka të tillë që më shumë preferojnë ngasjen e autobusit nga një shofere.