Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, disa minuta më parë ka shkarkuar zyrtarisht nga detyra Ministrin e Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq.

Haradinaj ka bërë të ditur se pas deklaratave fyese ndaj viktimave të Reçakut nga ministrit Teodosijeviq, ai ka marrë vendim për shkarkimin e tij.

Sipas kryeministrit, në Qeverinë e tij nuk do të lejohet gjuha e tillë ndaj qytetarëve.

Çfarë kishte deklaruar ministri Teodosijeviq:

Në datën që kujtonte 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s, Teodosijevic kishte bërë një deklaratë diskrikiminuese dhe turpëruese.

Ministri nuk ka ngurruar t’i quaj shqiptarët terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut e quan të trilluar.

“Arsyeja për agresion në shtetin tonë ka qenë e ashtëquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi. Masakra e Reçakut ishte trillim, kurse janë terroristët shqiptarë atë që trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi. Për këtë, sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serbë dhe policë në vendin e tyre të punës. Gjakpirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit dhe pas ardhjes së misionit të ashtuquajtur paqësor në Kosovë e Metohi”, ka thënë Teodosijevic në Zveçan, transmeton Ballkani.info

Kjo ishte deklarata që bëri kryeministrin Haradinaj t’a shkarkonte nga detyra ministrin në fjalë.