Ja çfarë thonë nga Ministria e Financave pas largimit të fotos së presidentit Thaçi

Pas pyetjeve të drejtuar në Zyrën për Informim të Ministrisë së Financave dhe Transfereve lidhur me largimin e fotos së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, nga zyra e ministrit Besnik Bislimi, zyrtarët e MFT-së thanë se kjo ka ndodhur për shkak të riaranzhimit të zyrës.

Me këtë rast është bërë edhe zhvendosja e fotografisë së kreut të shtetit.

“Ju njoftojmë se në Zyrën e Ministrit të Financave dhe Transfereve është bërë një riaranzhim i zyrës dhe në këtë rast është zhvendosur fotoja e Presidentit Hashim Thaçi në një pjesë tjetër të zyrës”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Financave dhe Transfereve.