Ja çfarë shkruante terroristi Tarrant për Kosovën

Brenton Tarrant, 28 vjeçar me nënshtetasi australiane vrau 49 persona të cilët po bënin lutjet e së premtes në dy xhami në Zelandë të Re.

Ai duke dëgjuar këngë serbe, kreu sulmin që tronditi botën e që përveç të vrarëve la edhe dhjetëra të plagosur.

Para se të kryente sulmin terrorist, Tarrant la një manifest prej 73 faqesh ku tregoi për jetën, familjen, dhe arsyet se po e kryente aktin terrorist. Në këtë manifest, ai e përmend edhe Kosovën, përkatësisht, ndërhyrjen e SHBA-së në Kosovë.

Në fund të faqes së gjashtë të manifestit, ai shkruan se sulmin po e kryen që të sigurohet që kurrë një situatë e tillë të mos përsëritet më.

“Për më tepër, ky balancim do të zvogëloj aftësinë e SHBA-së për të projektuar pushtetin në nivel global dhe në këtë mënyrë të siguroj që kurrë më një situatë si përfshirja e SHBA-së në Kosovë, të mos përsëritët. Forcat e SHBA-së luftuan përkrah myslimanëve dhe masakruan evropianët e krishterë, duke u përpjekur t’i largojnë pushtuesit islamikë nga Evropa”, thuhet në shkrimin e tij para sulmit.

Ai përmend disa arsye se pse po e kryen sulmin mbi xhamitë në Zelandë.

“Tokat e atyre që na pushtuan kurrë nuk do të bëhen të tyre. Për të marr hak për pushtuesit për qindra mijëra vdekje të shkaktuara nga pushtuesit e huaj në vendet evropiane gjatë historisë. Për të marr hak për skllavërimin e miliona evropianëve në tokat e tyre nga skllevërit islamikë. Për të marrë hak për mijëra jetë evropianë të humbur nga sulmet terroriste në të gjitha tokat evropiane. Për të marr hak për Ebba Akerlund”, thuhet në arsyet e 28-vjecarit.

“Për të krijuar qarje ndërmjet kombeve të NATO-s që janë evropiane dhe turqeve që gjithashtu bëjnë pjesë të forcat te NATO-s, duke e kthyer NATO-n edhe njëherë në një ushtri të bashkuar evropiane dhe duke e shtyrë Turqinë një herë më shumë mbrapa në pozicionin e vërtetë të një force të huaj, armike. Së fundi, për të krijuar konflikt midis dy ideologjive brenda Shteteve të Bashkuara mbi pronësinë e armëve të zjarrit me qëllim të avancimit të kushteve shoqërore, kulturore, politike dhe racore brenda Shteteve të Bashkuara. Tentativa për heqjen e të drejtave të armëve të zjarrit SHBA-së, përfundimisht do të rezultojë në një luftë civile që do ta balancojë SHBA-në se bashku me forcat politike, kulturore dhe me e rëndësishmja linjat racore”, thuhet ndër të tjerash në këtë manifest.