Ja çfarë shkruajnë mediat serbe për dorëheqjen e Haradinajt (FOTO)

Lajmi për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Republikës së Kosovës ka mbuluar edhe të gjitha faqet e mediave serbe.

Televizioni publik i Serbisë, ka shkruar se “Rambo” i Kosovës ftohet për të tretën herë nga Haga.

Ndërkohë ‘Danas’-i serb ka njoftuar me një titull të shkurt “Haradinaj jep dorëheqje”.

Të njëjtin titull sikurse të ‘Danas’ për dorëheqjen e Haradinajt e ka vendosur edhe ‘telegraf.rs’.

“Blic.rs’ lajmin për dorëheqjen e Haradinajt e ka ilustruar me foton e lajmit të fundit, duke treguar në titull edhe deklaratën e tij se është ftuar nga Gjykata Speciale e Hagës.

Raportim për dorëheqjen e Haradinajt ka pasur edhe nga B92, me një titull të shkurt “Haradinaj dorëhiqet”.

loading…