Ja çfarë parasheh pakoja anti-Covid e koalicionit të ri (Video)

Kosova me shumë gjasë, do të jetë një prej vendeve tejet të rralla në të gjithë globin, që brenda kohës së pandemisë Covid 19, do ta ndërrojë tërësisht kabinetin qeveritar.

Për një muaj e gjysmë, ekzekutivi i udhëhequr nga Albin Kurti, po aplikon një sërë masash parandaluese të përhapjes së virusit, dhe një pako financiare prej 170  milion euro në ndihmë të ekonomisë.

Por, pas mocionit të shkarkimit më 25 mars, tash po pritet qeveri e re në krye me Avdullah Hotin, e LDk-së bashkë me AAK e Nisman, të cilët edhe ishin kritik ndaj masave aktuale.

Sipas Hotit, kufizimi i lëvizjes është  marrë pa u konsultuar me të sa ishte zëvendës Kryeministër, andaj tani kërkon zbutje të masave.