Në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës është publikuar ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19. I cili ka për qëllim krijimin e bazës ligjore për institucionet shtetërore, për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

Ndonëse, rasti i parë i konfirmuar me koronavirus në vendin tonë ndodhi në mars të këtij viti, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan për miratimin e këtij ligji më 14 gusht. I cili ishte i propozuar nga një grup prej gjashtë deputetëve, në krye me kryeparlamentaren, Vjosa Osmani.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme, rreth një javë më parë pasi presidenti Hashim Thaçi, dekretoi këtë ligj, u vendos edhe në Gazetën Zyrtare të shtetit.

Përveç tij, Thaçi dekretoi edhe dy ligje të tjera, me ç’rast i cilësoi si tejet të rëndësishme që ndihmojnë në tejkalimin e kësaj situate dhe në rimëkëmbjen e ekonomisë.

Duke klikuar në linkun më poshtë, mund të informoheni për përmbajtjen e këtij ligji.

https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=30819