Ja çfarë mendonte realisht zv/kryeministri i Albin Kurtit për Vetëvendosjen VIDEO

Zëvëndëskryeministri i Qeverisë së Albin Kurtit, Haki Abazi, i është bashkuar Lëvizjes Vetvendosje vitin e kaluar, saktësisht para zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ai nuk ka pasur çdoherë opinion të mirë për partinë që tashmë i takon. Në vitin 2017, Abazi në një intervistë për Express, kishte deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e njejtë me Partinë Demokratike të Kosovës për nga qasja dhe forma e saj.

“VV nuk është duke bërë asgjë tjetër sesa që ka një grup më të sofistikuar në kokë, por formën dhe qasjen drejt komunave dhe politikës, është e njejtë me PDK-në”, kishte thënë asokohe zëvëndëskryeministri Hoti.

Ai kishte shtuar se VV është parti përjashtuese, fragmentuese dhe nuk lejon energji e debat të gjerë brenda saj.

Dëgjojeni në videon e mëposhtme deklaratën e Haki Abazit. /Ballkani.info/