Ja çfarë lanë pas armenët pas humbjes së luftës me Azerbajxhanin

Ushtria e Azerbajxhanit ka marrë me vete një grup gazetarësh në rajonin Fuzuli për të parë se në çfarë gjendje është lënë vendi nga armenët, të cilët u larguan pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Rusia.

Në zonat që vetëm para disa ditëve ishin vijë e frontit në një përleshje të ashpër ushtarake dhe në llogoret armene janë gjetur shumë armë e automjete ushtarake të braktisura ose të shkatërruara.

Azerët e kanë filluar punën që t’i shpërthejnë mjetet e pashpërthyera që janë lënë nga armenët, përfshirë minat tokësore dhe armatimi me fosfor të bardhë, që është armë kimike e ndaluar për përdorim nga konventat ndërkombëtare.

Një fotoreporter i Radios “Evropa e Lirë” ka shkrepur disa fotografi nga rajoni që u mor nën kontroll nga Azerbajxhani pas disa javë luftimesh që shpërthyen në shtator.