Një video inçizim që është publikuar në Facebook, ka ngjallur shumë reagime në Serbi. Mediat atje thonë se policia është duke e kërkuar burrin që shfaqet i dhunshëm në tramvaj.
Aty shihet një burrë i cili e maltreton një vajzë të mitur, për të cilën thuhet se i ka vetëm 12 vjet, shkruan Ballkani.info.
