Ja çfarë gjësendesh të rrezikshme përpijnë fëmijët, ato u nxorën nga mjekët në QKUK (FOTO)

Gjilpëra, monedha metalike, proteza dhëmbësh, gozhda, gjilpëra, lodra të ndryshme, fara luledielli, fara kungulli, kokrra, mish, e copa suxhuku janë disa nga gjërat që pacientët vijnë me emergjencë për t’i nxjerrë në Klinikën Otorinolaringologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Këto gjëra që zakonisht gëlltiten pa dëshirë, janë kryesisht nga të vegjlit.

Se raste të tilla të shpeshta paraqiten në klinikën e ORL-së në Prishtinë e konfirmon për Ballkani.info edhe drejtori i Klinikës së ORL-së në QKUK, Hajdin Thaçi.

Sipas tij personat që paraqitën në klinikë pasi kanë gëlltitur gjëra të rrezikshme, janë 80-të përqind mbi moshën 3 vjeç, dhe të tjerët 1 deri në 3 vjeç.
Sipas Thaçit që nga viti 2012-të edhe pse ka pasur komplikime shëndetësorë nga përbirja e gjësendeve nuk ka pasur raste të vdekjeve gjatë procedurave bronkoskopike.

“Në Klinikën e ORL-së mesatarisht realizohen rreth 40 deri 50 bronkoskopi brenda vitit. Mbi 80 % te bronkoskopive të realizuara në ORL kanë rezultuar me heqje të trupave të huaj , më së shpeshti kokrra kikiriku, pastaj fara kungulli, luledielli, copeza lodrash , gozhda. Ndërsa në 20 % të bronkoskopive kanë rezultuar negative, d.m.th nuk është gjetur trup i huaj në rrugët respiratore”, ka thënë Thaçi.

Ja edhe disa të dhëna rreth rasteve të gëlltitjes së gjësendeve të rrezikshme dhe pasojat e mundshme nga këto incidente, se si ndodhë deri tek këto komplikime dhe shumë informacione të tjera mund të lexoni më poshtë informacione nga drejtori i klinikës së ORL-së Hajdin Thaçi dhënë për Ballkani.info.

Incidenca e aspirimit të trupave të huaj në rrugët respiratorë është 0,66/1000.000 banorë.

Në 20% të rasteve me aspirim të trupave të huaj kanë lokalizim në rrugët e sipërme respiratorë , ndërsa në 80% të rasteve lokalizimi i trupave të huaj të aspiruar është në rrugët e poshtme respiratorë.

Posa të ndodhë aspirimi i trupave të huaj , procesi zhvillohet në 3 faza,

1.Faza iniciale që është shumë dramatike e shoqëruar me cianoze , ngulfatje, obstruksion deri në dispne. Kjo fazë zgjat me sekonda.

2.Faza asimtomatike, zgjat me orë deri në disa javë ku kemi reduktim deri në ndërprerje të simtomeve, sikur nuk ka ndodh asgjë.

3.Faza e komplikimeve është kur trupi i huaj i aspiruar shkakton erozion dhe obstruksion që qon në pneumoni, atelektaze , emfizeme , apo edhe absces.

Në raste të tilla duhet bërë veprime të shpejta diagnostike , profesionale dhe ekipore ,për të shpëtuar jetën e pacientit. Në raste të rënda duhet bërë trakeotomi, ndërsa Bronkoskopia është metoda e vetme dhe e artë për të heq trupat e huaj të aspiruar.

Më poshtë gjeni fotot e gjësendëve që mjekët në ORL të QKUK-së kanë arritur t’i tërheqin me sukses nga organizmi i pacientëve. /Ballkani.info/