Ja çfarë duhet të bëjnë tash Albin Kurti dhe të tjerët pas refuzimit nga PZAP

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka publikuar vendimin e plotë në lidhje me certfikimin e kandidatëve për deputet, raporton Ballkani.info

Sipas këtij vendimi, PZAP ka certifikuar vetëm listën e kandidatëve të LVV-së që nuk kanë probleme me ligjin- nuk janë të dënuar në 3 vitet e fundit me vendim përfundimtar.

Në këtë rast, lideri të kësaj partie, Albin Kurtit dhe katër kandidatë tjerë që kanë probleme me këtë ligj, nuk do të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendoje për shkak të mos certifikimit të Listës së kandidatëve për deputet nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje, duhet të ju referojhet Vendimit të PZAP-it, Anr. 17/2021 i datës 26.01.2021.

“Pas vendimit të plotë të PZAP-së, palët mund të parashtrojnë ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës në afate prej 24 orëve nga momenti i pranimit të vendimit të PZAP-it nga pala” thuhet në njoftim.

Ndërsa Afati për shqyrtimin dhe vendosjen e këtyre ankesave nga Gjykata Supreme e Kosovës është 72 orë nga momenti i dorëzimit të këtyre ankesave nga palët në Gjykatën Supreme të Kosovës, raporton Ballkani.info

“Vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës janë përfundimtare dhe të zbatueshme për të gjitha palët.” thuhet në njoftimin e publikuar nga PZAP. /Ballkani.info/