Ja çfarë deklaron Anton Çuni pas iniciativës për shkarkimin e Vjosa Osmanit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa u ka dërguar letër anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, në lidhje me votimin e shkarkimit të Vjosa Osmanit nga nënkryetare e partisë.

Çuni në një përgjigje të shkurtër për Gazeta Blic nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me këtë votim dhe se a do të votoj kundër apo pro shkarkimit të zonjës Osmani.

“Skam asgjë për të thënë” ka thënë shkurt Çuni 

Ndryshe kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit nga ky post ka dalë deputeti Haxhi Avdyli.

Ai ka theksuar se ka votuar kundër propozimit të Isa Mustafës.

“Unë, sapo votova kundër”, tha ai

Këtë iniciativë ai e ka quajtur diferencim, që u përngjan sistemeve të kaluara.

“Ky diferencimi ideopolitik të kapëseve të kreut të LDK-së i përngjan diferencimit të sistemeve të kaluara”, ka theksuar ai.Sipas tij, askush s’ka me mund me diferencu atë që ka besimin e qytetarëve.

“Ka për t’u kthyer bumerang ky diferencim atyre që nisën atë, sepse votuesi e qytetari do i diferencon keq te kutia e votimit kur të vjen koha. LDK është më madhe se Isa Mustafa e rrethi i tij”, tha ai

Edhe deputeti tjetër nga radhët e kësaj partie, Fatmir Rexhepi e ka cilësuar si të pakuptimtë një votim të tillë.

Kujtojmë se Osmani së bashku me deputetin Haxhi Avdyli kanë votuar kundër formimit të qeverisë Hoti ndërsa deputeti Rexhepi ka abstenuar në këtë proces.