Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar sot nga detyra zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiq.

“Deklarata e zëvendëësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s, ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutëë dhe ligj”, ka deklaruar Haradinaj, përcjell Ballkani.info.

Mikiq kishte deklaruar se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb.

“Në ditën e sotme, para 20 vitesh ndaj një shteti sovran që një dekadë më herët luftoi kundër terrorizmit shqiptar në kuadër të kufijve të saj, është bërë qëllimisht gjenocid i planifikuar nga NATO”, shkroi ndër të tjerash zv/ministrja serbe në Qeverinë e Kosovës, Vesna Mikiq.

Ishin këto deklarata që ngjallën reagime të shumta nga qytetarët, duke kërkuar kështu edhe reagimin e saj. /Ballkani.info