Ja ç’ do të bënin vajzat, po të zhdukeshin meshkujt për 24 orë
Një faqe amerikane kishte bërë këtë pyetje dhe na pëlqyen përgjigjet që i kishin dhënë gjashtë grupet.
Besojmë, do të jenë kurioze edhe për ju. Pra, të shohim tuajat, çfarë do përgjigjeni në këtë pyetje
Grupi i parë: Të bërit gjëra të cilat i bëjnë të ndihen më të lira, më pak të paragjykuara, më të sigurta.
- Do dilja me të brendshme.
- Nuk do kisha frikë të dilja vetëm, ditën ose natën.
- Do rrija pa reçipeta kudo.
- Do dilja nudo.
- Do dilja me këmbë të padepiluara.
- Do vishja atë minifundin për të cilin kam frikë se do më ngacmojnë po e vesha rrugëve.
- Do dilja një shëtitje vetëm natën vonë dhe do të vishja çfarëdo gjëje që kam dëshirë.
- Do ecja rrugëve pa siklet nga ngacmimet dhe shikimet.
- Të dal nga liqeni pa menduar për ndonjë manjak aty rrotull.
Grupi i dytë: Të bërit gjëra që do të zhduknin burrat (shakaaa)
- Do zbuloja një formulë që të mos ktheheshin më kurrë.
- Do bindja çdo vajzë se ka jetë edhe pa ta.
- Do bëja propagandë që ato 24 orë të zgjasnin përgjithmonë.
Grupi i tretë: Të bërit aktivitete ku burrat (ndonjëherë) prishin punë.
- Shopping.
- Do ecja në një qytet pa trafik.
- Do i kurseja vetes disa punë shtëpie.
- Do bëja ato rregullimet në shtëpi, për të cilat premtojnë se do i rregullojnë ata.
- Do i bëja lekët e burrit rrush e kumbulla, nga Balmain te Fendi.
Grupi i katërt: Të ndryshuarit pabarazinë.
- Do ndryshoja ligjet për gratë.
- Do rishkruaja gjithë literaturën maskiliste, ku të mos gjenin më gjurmë reference pabarazie.
- Do vendosja më shumë femra në pozicione drejtuese.
Grupi i pestë: Të kuptuarit e seksualitetit
- Do bëhesha biseksuale.
- Do bëja seks.
- Do kuptoja nëse jam lesbike.
Grupi i gjashtë: “I duam këtu”.
- Nuk është se po na pengojnë meshkujt për të bërë çfarë duam.
- Në fakt, ka 24 vjet që po bëj gjithçka vetë.
- Po dhe tani që ekzistojnë, nuk shoh ndonjë pengesë.
- Asgjë ndryshe.
- Nuk e imagjinoj dot jetën pa ta.
- Nuk i shoh si pengesë, por mund të rri edhe më shumë se 24 orë pa ta.
- S’dua ta mendoj. Nuk më pëlqen bota pa burra.
- Do bëja të pamundurën që të riktheheshin.