Ja arsyeja pse Nicki Minaj anuloi koncertin në momentet e fundit

Nicki Minaj është një prej repereve më të njohura në botë. Ajo kishte lajmëruar se do të zhvillonte një koncert në Sllovaki, por e ka anuluar në minutat e fundit.

Mësohet se reperja është detyruar t’i thotë publikut që e kishin mbushur stadiumin në Sllovaki se nuk mund të vazhdonte me koncertin.

Më tej ajo ka treguar se arsyeja që e ka shtyrë të anulojë koncertin ka qenë energjia e pamjaftueshme eklektike në stadiumin në Bratislavë.

Energjia në këtë stadium nuk mund t’i plotësonte nevojat e teknologjisë së lartë të nevojshme për zhvillimin e koncertit.

Nicki me anë të një postimi në rrjetet sociale ka kërkuar falje.

Ajo ka shtuar më tej:

Nuk mund t’i besoj fansat e mi nganjëherë. Pasi kishin pritur me orë të tëra, ata u përpoqën të kuptonin.”