Ja arsyeja përse nuk duhet mbushur telefonin asnjëherë në ambiente publike

Nëse e keni zakon të mbushni telefonin tuaj në kafene apo në restorante, jeni duke e rrezikuar sigurinë tuaj.

Drew Paik, themelues i firmës Authentic 8 i tha CNN se hakerat aksesojnë prizat në publik me anë të një teknike të quajtur “juice Jacking”.

Kjo ndodh pasi USB-ja që lidh telefonin me mbushësin është e dizejnuar për të transmetuar të dhëna.

Hakerat mund të shikojnë fotot tuaja, tekstet, imellat, si dhe të aksesojnë kamerën tuaj.

Kësisoj, Paik këshillon që të mbushni telefonat, përpara se të dilni nga shtëpia.

loading…