J.Lo provokon “keq” me tuta të kuqe

Krishtlindjet nuk mund të kalojnë pa palestër për këngëtaren dhe aktoren Jennifer Lopez (50). Diva botërore tash e sa kohë po mahnit me pamjen e saj, ndërsa këtë e ka dëshmuar edhe me një tjetër postim. J.Lo është kapur duke dalë nga një palestër në Miami me një komplet të kuq të ngushtë. Asaj po i bënte shoqëri i fejuari i saj Alex Rodriguez (44).

Kishte veshur një top dhe tuta të cilat ishin aq të ngushta sa që këngëtares ia theksuan edhe pjesët që nuk dëshironte t’i theksonte, ndërsa më vonë, në të njëjtën veshje, e postoi një foto në mediat sociale.

“Zemër, është nxehtë jashtë. Krishtlindjet në Miami”, – thuhet nën fotografinë e cila brenda një afati të shkurtër i mblodhi më shumë se dy milionë pëlqime.

Përndryshe, Lopez kohët e fundit u gëzua me lajmin se është nominuar për Globin e Artë për rolin e saj si Ramona në filmin “Hustlers”. Ajo e luan striperen e cila fiton para për veten dhe fëmijën e saj duke vallëzuar në një klub.

Për nevojat e rolit kërkues, këngëtarja duhej të trajnohej dhe ushtronte shumë për ta sjellë veten në formë perfekte, dhe madje i vizitoi disa klube striptizi për të mësuar më shumë rreth kësaj pune nga vajzat që e bëjnë atë vërtet.