Izraeli vazhdoi edhe të dielën sulmet kundër militantëve të Hamasit në Gazë po ashtu edhe kundër militantëve të Hezbollahut në Bejrut, ndërsa autoritetet shëndetësore në këto zona kanë njoftuar për viktima.
Në prag të njëvjetorit të 7 tetorit, dita kur militantët e Hamasit sulmuan Izraelin, familjet e shumë pengjeve e kanë akuzuar shpesh kryeministrin Benjamin Netanyahu se ka sakrifikuar familjarët e tyre duke këmbëngulur me vazhdimin e operacioneve ushtarake në Gazë dhe tani po shprehin shqetësime të ngjashme për përshkallëzimin ushtarak të Izraelit me Hezbollahun me bazë në Liban.
Një sulm izraelit në një xhami në Rripin e Gazës të dielën vrau të paktën 19 persona, thanë zyrtarët palestinezë të shëndetësisë, ndërsa Izraeli intensifikoi bombardimet e tij në veri të Gazës dhe në jug të Bejrutit.







