LAJMI I FUNDIT

Izraeli thotë se ka vrarë komandantin e forcave detare të Hamasit

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë thënë se e kanë vrarë komandantin e forcave detare të Hamasit, Amar Abdu Jalalah, në një sulm ajror në Khan Younis.

BBC-ja ka raportuar të enjten mbrëma se sipas Izraelit, në këtë sulm ka mbetur i vrarë edhe një anëtar i njësisë detare.

Khan Younis është qytet në jug të Gazës, ku qindra-mijëra civilë të zhvendosur u larguan nga veriu me udhëzimet e Izraelit.

Ditë më parë, Izraeli u ka shpërndarë palestinezëve fletushka duke i paralajmëruar të largohen nga qyteti – nën sugjerimin se operacionet ushtarake “mund të lëvizin drejt jugut të Rripit të Gazës”.