Izraeli

Izraeli sulmohet me raketa nga Libani, një i vrarë e disa të plagosur

Raportohet se një grua është vrarë e shtatë të tjerë janë plagosur nga sulmet me raketa nga Libani në pjesën veriore të Izraelit.

Drejtori i përgjithshëm i shërbimit emergjent “Magen David Adom”, Eli Bin, thotë se një person është vrarë nga sulmi me raketa nga Libani, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Ai tha në televizioni publik se mjekët i kontrolluan ndërtesat e goditura nga zjarri i raketave dhe atje u gjet trupi i një gruaje.

Shtatë persona të tjerë u plagosën nga sulmi, që si duket u krye nga grupi Hezbollah me bazë në Liban.

Sipas ushtrisë izraelite, në shënjestër të raketave të hedhura nga Libani ishte Komanda Qendrore me bazë në Safed.

Spitali “Ziv” tha se tetë persona të lënduar ishin sjellë në dhomën urgjente pas sulmeve me raketa në qytet, përfshirë një person në gjendje serioze.

Në njoftim thuhet se një person tjetër është në gjendje mesatare, ndërsa gjashtë po trajtohen për lëndime të lehta.

VIDEO BONUS: “Zemër ke dështu!” – Rinia e LDK së me aksion simbolik, ia uron Qeverisë Ditën e të Dashuruarve