Dy shpërthime të fuqishme pranë objektit bërthamor të Iranit në Fordo, thonë media pranë Gardës Revolucionare. Media iraniane Fars, e afërt me Gardën Revolucionare iraniane (IRGC), raportoi se dy shpërthime të fuqishme u dëgjuan pranë objektit bërthamor Fordow, transmeton Ballkani.info.

Sistemet iraniane të mbrojtjes ajrore janë aktivizuar, sulme të reja në Teheran po zhvillohen. Sistemet iraniane të mbrojtjes ajrore u aktivizuan pasi sulmet e reja ajrore goditën zonën e Teheranit, njoftuan mediat shtetërore.

🚨 BREAKING
Videos circulating on social media indicate that explosions occurred in the areas of Meshkinabad, Mehrshahr, and Fardis in Karaj, west of Tehran.

There is no official statement yet from Iranian authorities. The cause of the blasts remains unconfirmed. pic.twitter.com/2Tyjd2d43L

— The Global War | Real-Time Intel (@TheGlobalWar) June 13, 2025

Press TV raportoi se raketat u kapën në jug të kryeqytetit, ndërsa transmetuesi shtetëror IRIB raportoi se Teherani perëndimor u godit nga sulme të reja. Qyteti i Karaj, i vendosur afër Teheranit, ishte gjithashtu në shënjestër, tha IRIB.

🚨 İsrail Hava Kuvvetleri, Karaj'da İran'a ait askeri tesisleri vuruyor. pic.twitter.com/nOr74KKFgy

— Conflict (@ConflictTR) June 13, 2025

SHBA paralajmëron qytetarët e saj që të largohen menjëherë nga Irani

Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një paralajmërim për të gjithë qytetarët amerikanë në Iran që të largohen menjëherë nga vendi.

“Qytetarët amerikanë në Iran përballen me kërcënime gjithnjë e më serioze dhe në rritje për shkak të përshkallëzimit të tensioneve në rajon”, thuhet në njoftim.

Ata që nuk mund të largohen nga Irani këshillohen të qëndrojnë në një vend të sigurt dhe të sigurojnë furnizime me ushqim, ujë dhe ilaçe. /Ballkani.info/