Si ministri i jashtëm po ashtu edhe ai i mbrojtjes kanë dalë këtë javë me qëndrime të qarta të Izraelit pas raportit të të martës nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike që kishte njoftuar se Irani ka shkelur marrëveshjen për pasurimin e uraniumit.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit po përgatiten për rastin se duhet të veprojnë kundër Iranit, ka thënë ministri i mbrojtjes së Izraelit, Benny Gantz, në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj të ushtrisë izraelite të mërkurën.
“Forcat e Mbrojtjes së Izraelit po përgatiten për të ngritur forcat tona dhe përgatitjen për çdo skenar, përfshi atë ku do të ishte e nevojshme të vepronte për të parandaluar që Irani të prodhonte armë bërthamore.”
Gantz e theksoi po ashtu nevojën e Izraelit për të bashkëpunuar me aleatët e tyre për t’ju kundërvënë kërcënimit të Iranit.
“Irani është problem global e regjional para së gjithash, megjithëse, sigurisht që është kërcënim për Izralin,” tha ai. “Për këtë na duhet që të punojmë me aleatët tanë; me SHBA’në, me Europën, si dhe me partnerët tanë të rinj në Lindjen e Mesme.”
Çfarëdo marrëveshje mes fuqive botërore dhe Iranit duhe të jetë një “që i jep fund programit të tyre bërthamore, mundëson mbikëqyrjen dhe inspektimin afatgjatë, dhe një që ndalon fortifikimin e Iranit në Siri, Jemen dhe Irak”.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi, ka paralajmëruar se “politika e Iranit është një deklarim i synimit për të vazhduar zhvillimin e kapaciteteve bërthamore në fshehtësi.”
Komentet e Gantz dhe Ashkenazi erdhën një ditë pas Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike ka publikuar raportin për Iranin, në të cilin njofton se republika islamike ka prodhuar 17.6 kg të uraniumit të pasuruar deri në 20 %, siç kishin deklaruar se do të bënin në fillim të këtij viti. Raporti po ashtu shpaloste se ishin gjetur grimca të uraniumit në së paku katër lokacion të padeklaruara, si dhe kishte njoftuar se Teherani nuk kishte zbuluar rreth vendndodhjes së materialit bërthamor.
Raporti doli në të njëjtën ditë që Irani njoftoi se nuk do të respektonte më me protokollin shtesë të Marrëveshjes së 2015 për Iranin, që kishte përcaktuar inspektime të papritura Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike. Irani ishte pajtuar më parë që të lejonte edhe tri muaj inspektime të tjera, por ishte tërhequr nga ky zotim me agjencinë.
“Izraeli e sheh këtë hap si kërcenim që nuk mund të mbetet pa përgjigje” ka thënë kryediplomati izraelit Ashkenazi. “Ne kurrë nuk do t’i lejojmë Iranit që të arrij tek armët bërthamore ”.
Një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Izraelit ka thënë se shkeljet e fundit të inspektimeve të pajtuara në marrëveshjen e Iranit janë “hapa ekstremë që kalojnë të gjitha vijat e kuqe që bashkësia ndërkombëtare ka caktuar dhe përfundimisht e zhvesh marrëveshjen bërthamore nga çdo kuptim.”
Ai shtoi edhe një thirrje që bota të zgjohet dh të reagoj me vendosmëri dhe pragmatizëm.
“Pa mbikëqyrje, Irani do të vazhdoj të veproj në errësirë për të promovuar planin e vet bërthamor” ka tërhequr vërejtjen ministria e jashtme e Izralit.







