Izraeli ka nisur zyrtarisht një operacion neutralizues të emërtuar “Iron Swords”, ndaj agresionit ushtarak të Hamasit, i cili ka parë përleshje të përgjakshme në 21 vatra të ndryshme të rajonit jugor izraelit.

Sipas një njoftimi nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, kjo do të jetë një përgjigje ndaj sulmeve të përgjakshme, mëngjesin e 7 tetorit.

Nga ana tjetër, grupimi i militantëve palestinezë Hamas, jo vetëm që ka marrë përsipër sulmet me mbi 7 mijë raketa në territorin izraelit dhe një inkursion nga toka, por ka bërë me dije po ashtu se ky është një operacion i mirëfilltë ushtarak.

Arsyeja, sipas grupimit, është mbrojtja e xhamisë Al-Aqsa dhe operacionin e kanë quajtur “Al-Aqsa Flood”.

Njoftimin për shtyp e ka bërë publik kreu i byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniya.

Këto fjalë shkruhen në të:

Armiku që rrethon Gazën, ka planifikuar ta befasojë atë dhe të përshkallëzojë agresionin kundër popullit tonë në Rripin e Gazës, përveç zgjidhjes dhe agresionit që vazhdon çdo moment në Bregun Perëndimor, i cili kërkon të çrrënjosë popullin tonë dhe t’i dëbojë ata nga toka e tyre.

Kërkon të çrrnjosë krimet e okupimit kundër popullit tonë në vitet 1948, pasi ai qëndron pas të gjitha operacioneve të vrasjeve dhe atentateve atje, dhe vazhdimi i pushtimit për të mbajtur të burgosurit tanë për dekada dhe duke refuzuar marrëveshjet kur ai ri-arrestoi të çliruarit nga marrëveshje shkëmbimi.

Për të gjitha këto, ne po zhvillojmë një betejë nderi, qëndrese dhe dinjiteti për të mbrojtur Al-Aqsa, nën titullin e shpallur nga Vëllai i Përgjithshëm, Komandanti Abu Khaled Al-Deif, “Al-Aqsa Flood”.

Kjo “përmbytje” filloi në Gaza dhe do të shtrihet në Bregun Perëndimor dhe jashtë saj, dhe çdo vend ku populli dhe kombi ynë janë të pranishëm.