Ushtria izraelite njoftoi se forcat e saj ajrore kishin nisur një seri sulmesh kundër dhjetëra objektivave të lidhur me raketat tokë-tokë në Iranin perëndimor.

“Forcat Ajrore izraelite nisën një seri sulmesh kundër dhjetëra objektivave të lidhur me raketat tokë-tokë në Iranin perëndimor”, tha IDF në një deklaratë, transmeton Ballkani.info.

Shkëmbimi i goditjeve mes Iranit dhe Izraelit vazhdoi gjatë gjithë ditës. Izraeli paralajmëroi qytetarët që të qëndrojnë pranë strehimoreve pasi u zbuluan raketa të reja, ndërsa banorët e Teheranit i thanë CNN se ndjenë shpërthime që tronditën kryeqytetin pasdite. /Ballkani.info/