Hamasi

Izraeli miraton planin për të sulmuar Rafahan: Është një nga bastionet e fundit të Hamasit

Izreali ka miratuar të premtën një sulm të mundshëm në qytetin jugor të Rafaha, ku më shumë se gjysma e 2.3 milionë banorëve palestinezë janë strehuar pas pesë muajsh lufte.

Përkundër miratimit të planit për një sulm të mundshëm, Izraeli vazhdon t’i mbajë gjallë shpresat për një armëpushim me planet për të dërguar një delegacion tjetër në Katar për bisedime mbi një marrëveshje të mundshme për pengjet e marra nga Hamasi.

Aleatët e Izraelit i kanë kërkuar Netanyahut që të ndalojë sulmin në Rafah, nga frika e viktimave masive civile, por Izraeli thotë se qyteti jugor është një nga bastionet fundit të Hamasit, të cilin është zotuar ta eliminojë dhe t’i evakuojë banorët.

“Forca e Mbrojtjes izraelite po përgatitet operacionalisht dhe për evakuimin e popullsisë”, ka thënë zyra e Netanyahut në deklaratën e saj mbi planin e sulmit në Rafah, shkruan Reuters.

Negociatorët dështuan këtë javë për të arritur një marrëveshje armëpushimi për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Por Uashingtoni dhe ndërmjetësit arabë janë ende të vendosur për të arritur një marrëveshje për të shmangur një sulm në Rafah.

VIDEO BONUS: