Rripi i Gazës

Izraeli: Kemi vrarë dy liderë të lartë të Hamasit

Ushtria izraelite tha se kishte vrarë dy liderë të lartë të Hamasit në sulmet në Rripin e Gazës.

Ata raportuan se i pari është Muhammad Awdallah komandanti i sistemit raketor anti-tank të Brigadës së qytetit të Gazës.

Ndërsa, i dyti është Akram Hijazi i Forcave Detare të Hamasit, përgjegjës për drejtimin e sulmeve terroriste ndaj Izraelit nga Gaza.

Kujtojmë se, mbrëmjen e djeshme, të paktën 500 persona janë vrarë si pasojë e një shpërthimi në Gaza, që raportohet të jetë shkaktuar nga një sulm ajror i Izraelit.

Të dhënat i bëri të ditura ministria e Shëndetësisë së Rripin e Gazës, ndërsa tashmë është konfirmuar që sulmi në spitalin al-Ahli është më vdekjeprurësi në pesë luftëra që nga viti 2008.