Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë kapur një prej bazave kryesore të Hamasit në pjesën veriore të Rripit të Gazës.

Kështu është bërë me dije nga vetë Ushtria izraelite, e cila ka komentuar vijimin e aksionit në Gaza gjatë natës.

Më herët, është bërë me dije se i gjithë Rripi është i rrethuar tashmë dhe nuk ka asnjë mundësi daljeje, përtej korridoreve humanitare.

Sa i takon një armëpushimi, ai është përjashtuar nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, por ky i fundit nuk e ka mohuar se po tregohet më i hapur për pauza të vogla humanitare.

Njëkohësisht, Netanyahu ka ngritur pretendimin se me përfundimin e luftës së gjatë në Gaza, kontrolli mbi gjithë Rripin duhet t’i kalojë Izraelit, për të menaxhuar sigurinë aty.