Izraeli falënderon Kosovën për vendimin e djeshëm të Qeverisë Hoti

Në seancën e djeshme, qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin kundër antisemitzmit, e për këtë Ministria e Punëve të Jashtme të Izrealit ka lëshuar komunikatë shtypi, ku ka falënderuar Kosovën.

Në komunikatën e lëshuar nga ministrisë së Jashtme të Izraelit, ka falënderuar Kosovën, së cilës mori vendim që të radhitet krah shteteve që e luftojnë antisemitizmin.

“Izraeli përgëzon ministren e jashtme Meliza Haradinajn, që mori hapa të rëndësishëm për vendimin që Kosova të radhitet krah shteteve që luftojnë antisemitizmin”, ka shkruar zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Izraelit, Lior Haiat

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka shkruar dje se “Urrejtja ndaj hebrenjve ka shkaktuar edhe Holokaustin, që sot është ndër memoriet më të trishta dhe të turpshme të botës”.

“Kosova duke qenë vetë viktimë e ideve monstruoze të spastrimit etnik dhe zhbërjes së identitetit të saj, e kupton mirë peshën e diskriminimit. Për më shumë, miratimi i sotëm i vendimit të Qeverisë afirmon angazhimin për të promovuar dhe forcuar kujtesën ndaj Holokaustit, dhe për të luftuar Antisemitizmin në të gjitha format e saj, dhe është në harmoni me të gjitha shtetet demokratike që nuk njohin gjuhë të urrejtjes Anti-semitike”, thuhej në postimin e saj pas mbledhjes së Qeverisë.