Izraeli

Izraeli ende në mëdyshje se a e ka vrarë komandantin e Hamasit

Ushtria izraelite është ende duke u përpjekur të konfirmojë nëse një nga komandantët e lartë të Hamasit është vrarë në një sulm ajror, ka thënë një zëdhënës.

Duke ofruar konfirmimin e parë zyrtar të forcës se kishte shënjestruar një kompleks të përdorur nga Marwan Issa, kundëradmirali Daniel Hagari tha se rezultatet e sulmit ishin të paqarta.

“Ne jemi ende duke shqyrtuar rezultatet e sulmit dhe ende nuk kemi marrë konfirmimin përfundimtar”, tha ai.

Hagari shtoi se ishte më e ndërlikuar të konfirmohej sepse objektivi ishte nën tokë, raporton Sky News.

Nëse vdekja e tij konfirmohet, Issa do të ishte zyrtari më i lartë i Hamasit që është vrarë në luftë.

Ai është në krye të listës së më të kërkuarve të Izraelit, së bashku me liderin e krahut ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif dhe liderin e Gazës, Yahya Sinwar, dhe vdekja e tij do të përshëndetej si një fitore e rëndësishme nga Izraeli.

Më herët sot, media izraelite raportoi se ushtria izraelite kishte marrë informacione për vendndodhjen e Issa-s dhe bombardoi kampin al Nusseirat në qendër të Gazës të shtunën mbrëma, duke vrarë pesë persona.

VIDEO BONUS: Vazhdon zjarri i madh në Fabrikën e Plastikës në Drenas