Ushtria izraelite ka përsëritur thirrjen e saj për evakuimin e banorëve në veri të Gazës.

Kjo thirrje është përsëritur nga zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo është një këshillë urgjente ushtarake nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit. Për sigurinë tuaj, ne u bëjmë thirrje të gjithë banorëve të Gazës veriore që të zhvendoset përkohësisht në jug”, është shprehur ai.