Izraeli bëhet me ministrin e parë homoseksual

Izraeli ka emëruar për herë të parë në historinë e tij një ministër nga komuniteti LGBT, i cili është deklaruar hapur se është homoseksual.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu e emëroi Amir Ohana, 43 vjeçar, ministër në detyrë i Drejtësisë.

Emërimi i tij vjen disa ditë pasi parlamenti u shpërbë për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja.

Netanjahu shkarkoi ministren e mëparshme të Drejtësisë, Ayelet Shaked, tre ditë më parë.

Partia e saj, ishte pjesë e koalicionit të Netanjahut, por nuk mori vende të mjaftueshme për t’u kthyer në parlament në zgjedhjet e muajit maj.

Izraeli pritet të mbajë sërish zgjedhje pasi kryeministri Netanyahu nuk arriti të formojë koalicionin qeverisës bazuar në rezultatet e zgjedhjeve që u mbajtën në muajin maj.