Izet Sadiku, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, ka reaguar pas tubimit të kësaj partie në Junik, duke e cilësuar të njëjtin si madhështor.

I njëjti ka thënë se kjo parti e ka dëshmuar me vepra se është partia e njerëzve.

Postimi i plotë:

Tubim madhështor sonte në Junik! 

Juniku po feston angazhimin dhe punën e pandërprerë të #LDK, e cila ka qenë dhe mbetet simbol i shtetformimit, i përkushtimit ndaj demokracisë dhe i vizionit për një të ardhme më të mirë.

Ne kemi dëshmuar me vepra se jemi partia e njerëzve, e zgjidhjeve dhe e zhvillimit të qëndrueshëm.

Bëhu ndryshimi! 

124 LDK

Lumir Abdixhiku 1

Izet Sadiku 35