Izet Sadiku, kandidati për deputet nga LDK-ja, ka thënë sonte në tubimin e kësaj partie në degën Qendra e Prishtinës, se kryeqyteti është vendosur për ndryshim.

“Qendra e Prishtinës e vendosur për ndryshimin! Planin më të mirë për #kryeqytetin e kemi me 1.5 miliardë euro të dedikuara për investim. Ky është momenti yt Prishtinë💙 për të ardhmen e ndritur të qytetit tonë. Bëhu ndryshimi! ✌️”, ka shkruar Sadiku.

Sadiku, drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë, në listën e LDK-së për deputet kandidon me numër 35. /Ballkani.info/