Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Izet Sadiku ka njoftuar se mbrëmë ka vizituar banorët e lagjes Suteska të Mramoorit.
Sadiku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se kanë shpalosur planin e LDK-së, raporton Ballkani.info.
“Mbrëmë u takova me banorët e lagjes Suteska të Mramorit. Diskutuam gjatë dhe shpalosëm programin e LDK-së, duke kërkuar mbështetje për fitoren e madhe që na pret. Faleminderit për pritjen dhe organizimin e shkëlqyer! Bëhu ndryshim!”, ka shkruar ai.
Izet Sadiku në zgjedhjet parlamentare garon me numrin 35./Ballkani.info/
Postimi i plotë:







