Ivica Daçiq nuk beson se Thaçi dhe Haradinaj do të arrestohen
Ministri i jashtëm i Serbisë në një intervistë për Radio Televizionin Serb tha se nuk mendon që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj, do të arrestohen për dyshimet lidhur me krimet e supozuara nga Gjykata Speciale, gjatë luftës, transmeton ballkani.info.
“Nuk besoj se arrestimi i tyre do të ndodhë. Po vërejmë se të dy janë duke u mbajtur ende në lojë, pasi që janë ‘kukulla’ që shfrytëzohen. Nëse është ashtu, atëherë pse të mos shfrytëzohen për çështjen e Kosovës dhe të arrijmë një marrëveshje”, tha ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic.